Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në Prishtinë, me kërkesë të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ka bastisur sot një shtëpi banimi dhe objekte përcjellëse të dyshuarit B.SH. në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës.

Gjatë bastisjes policia ka gjetur 3830 euro të dyshuara si të falsifikuara, si dhe gjësendesh tjera të përdorura për falsifikim: një pajisje për ngjitjen e shiritave të parave (User Manual Tipper Machine), shirita të kartëmonedhave 50 euro, shirita të kartëmonedhave 100 euro, një sasi e shenjave të sigurisë së parave (si holograme, kinograme, shirita të sigurisë), dhe një sasi e materies së lëngët (kimikate) që përdoret për pastrim parash.

Të gjitha gjësendet duke përfshirë edhe paratë, janë fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar nga Njësia e Forenzikës.

Personi i dyshuar është shoqëruar në polici, me ç’rast është intervistuar, ndërsa në konsultim me prokurorin kompetent, i njëjti dërgohet në mbajtje prej 48 orëve për procedura të mëtejme.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA