E rëndë në Itali/ 6-vjeçari ndërron jetë teksa po hante ushqim, prindërit tentuan t’a shpëtonin… 24/09 15:03
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi iu gjet armë dore pushkë dhe heroinë.
Mësohet se shtetasi me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet me dijeni ka rënë në pranga në shtëpinë e tij në San Pancrazio.
Nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, shqiptari fshihte tre armë, pesë pushkë dhe gjysmë kilogram heroinë. Po kështu edhe objekte të çmuara; që dyshohet se janë vjedhura.
Aktualisht ai po mbahet në burgun e Via Burla-s.
Top Channel