Arrestohet shqiptari në Itali! Fshihte armë, heroinë dhe objekte të çmuara

16/01/2020 18:13

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, pasi iu gjet armë dore pushkë dhe heroinë.

Mësohet se shtetasi me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet me dijeni ka rënë në pranga në shtëpinë e tij në San Pancrazio.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, shqiptari fshihte tre armë, pesë pushkë dhe gjysmë kilogram heroinë. Po kështu edhe objekte të çmuara; që dyshohet se janë vjedhura.

Aktualisht ai po mbahet në burgun e Via Burla-s.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel