Trump ankohet për demokratët/ Presidenti: Nuk më japin meritat për Sulejmanin

15/01/2020 12:46

Donald Trump është ankuar në një tubim elektoral në Miluoki se demokratët nuk po i japin atij meritat për vrasjen e liderit terrorist iranian Kasem Soleimani. Presidenti madje përdori edhe një gjuhë të ashpër ndërsa iu referua gjeneralit iranian të ekzekutuar në një sulm me dron në irak, që sipas tij, kishte vendosur autobomba që kanë bërë që ushtarët amerikanë të humbasin gjymtyrë, të lëndohen rëndë dhe të humbin edhe jetën.

Ai ishte mbreti i autobombave. Një numër i madh njerëzish sot nuk kanë gjymtyrë për shkak të atij biri bushtre.

Ata thanë, a ishte kërcënimi i qenësishëm? Por a është fakti që ai ka vrarë qindra e mijëra njerëz dhe mijëra amerikanë, dhe ka vrarë e plagosur mijëra e mijëra të tjerë, i qenësishëm.

Ligjvënësit demokratë, e kritikuan presidentin ditët pasi Soleimani u vra, duke pretenduar se ai nuk i kishte njoftuar për sulmin dhe insistonin se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme të inteligjencës që të tregonin se Soleimani po planifikonte një sulm ndaj amerikanëve. Kongresi madje miratoi edhe një rezolutë që kufizonte fushëveprimin e Trump në Iran, dhe kërkonte që çdo vendim të merrej me miratimin e këtij të fundit.

Top Channel