Në pesë vitet e kaluara, përdorimi i qumështit të bajames në Shtetet e Bashkuara ka arritur në një nivel të lartë konsumimi.

Qumështi vegan me kalori të ulët është një element kryesor në dyqanet ushqimore dhe kafenetë në të gjithë vendin, por popullariteti i tij vjen me një kosto të rëndë mjedisore!

Sipas një raporti të ri nga “The Guardian”, kërkesat në rritje të industrisë së bajameve në Kaliforni kanë sjellë një tendosje të madhe tek kosheret e bletëve të përdorura për të polenizuar pemishte, duke zhdukur miliarda bletë brenda disa muajsh.

Një sondazh i bletarëve tregtare zbuloi se 50 miliardë bletët ishin zhdukur brenda vetëm disa muajve gjatë dimrit të vitit 2018–19.

Bletarët besojnë se shkalla e lartë e vdekshmërisë në mesin e bletëve që polenizojnë bajamet është pjesërisht për shkak të sasive të mëdha të pesticideve të përdorura në bajame – shumë më tepër se çdo kulturë tjetër në Kaliforni. Për më tepër, pllenimi i bajames është veçanërisht i kërkuar për bletët, sepse ata duhet të zgjohen nga periudha e tyre vjetore e fjetjes së dimrit një deri në dy muaj më herët se zakonisht për të filluar. Pastaj, pasi të fillojnë, një numër masiv i bletëve përqendrohen në zona të vogla gjeografike, duke e bërë më të lehtë përhapjen e sëmundjeve midis tyre.

Për të përmirësuar procesin e pjalmimit, grupet kanë filluar programe për të ndihmuar në mbrojtjen e bletëve dhe sinjalizimin për konsumatorët se cilat produkte janë bërë me metoda “miqësore ndaj bletëve”.

Top Channel