Skuadra e Interi ka mbyllur transferimin e Oliver Zhirus dhe pritet vetëm zyrtarizimi, e më pas vizitat mjekësore. Çellsi kërkoi 8 mln euro për francezin, të cilit i skadonte kontrata, por Interi ishte ndalur te 5 mln euro dhe bonuse. Andaj skuadra angleze pranoi ofertën dhe Ausilio ka udhëtuar drejt Londrës për të mbyllur gjithçka dhe të sjellë në Itali, sulmuesin e Francës.

Kontrata për Zhiru-n do të jetë 1+2. Praktikisht, deri në verë, Zhiru do të fitojë 4 mln euro, më pas 4 mln euro për sezon, në dy sezone të tjera. Në total 12 mln euro për francezin, me firmë deri në qershor 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA