Izrael/ Forumi Botëror i Holokaustit – Meta midis 26 presidentëve dhe 4 mbretërve

15/01/2020 19:16

Njëzet e gjashtë presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, disa ministra të Jashtëm do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit.

47 mbretër, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe liderë botërorë do të arrijnë në Izrael, të ftuar nga Presidenti Reuben Rivlin, në 23-22 Janar, dhe do të marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit, për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të kampeve të përqendrimit Aushvicit-Birkenau.

“Kujtoni Holokaustin, Luftoni Anti-Semitizmin” është motoja e forumit që do të zhvillohet në Yad Vashem. Ministria e Jashtme flet për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të zhvilluar në Izrael, përveç funeraleve të ish-kryeministrit Rabin dhe ish-presidentit Peres.

Në forum do të marrin pjesë katër mbretër: ai Spanjës, Felipe VI, Mreti i Holandës, Willem Alexander, Mbreti i Belgjikës Philip dhe Duka i Madh i Luksemburgut, i cili konsiderohet si një mbret. Për më tepër, do të jenë dy regjentë mbretërorë: princi britanik Charles dhe princi i kurorës së Norvegjisë, Haakon Magnus.

Gjithashtu, do të jenë 26 presidentë, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin do të ketë një ceremoni speciale në aeroportin Ben Gurion. Në forum do të jenë gjithashtu, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i Romanisë, Klaus Iohannis, presidenti i Italisë Sergio Matarella, presidenti i Austrisë, Alexander van der Blan, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabishvili, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe presidenti i Serbisë, Alexander Vucic. Gjithashtu do të jenë katër kryeministra: i Suedisë, Stefan Luffen, i Danimarkës, Mette Frederiksen dhe Andrej Babish i Republikës Çeke.

Top Channel