Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një vrimë gjigante u hap papritur dhe gëlltiti një autobus dhe një numër këmbësorësh, në kinën qendrore.

Incidenti ndodhi pranë një spitali në Xining, kryeqendrën e provincës Qinghai. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin një shpërthim brenda vrimës pak pasi autobusi dhe kalimtarët ranë në të.

Disa vrima të ngjashme, vdekjeprurëse, janë raportuar në kinë, vitet e fundit.

Pamjet nga incidenti më i fundit tregojnë momentin në të cilin njerëzit që presin autobusin në një stacion, fillojnë të vrapojnë ndërsa toka nën autobus fillon të shembet. Një numër personash u mblodhën më pas në përpjekje për të shpëtuar pasagjerët por edhe ata ranë në vrimë pasi ajo u zgjerua papritur.

Sipas medias shtetërore, vrima e hapur kishte një diametër prej rreth 10 metrash. Është ndërkohë e paqartë se sa persona gjendeshin në autobus në momentin e incidentit. Dukuri të tilla në kinë nuk janë të rralla dhe për to fajësohen punimet e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend. Në 2018, katër persona humbën jetën pasi një vrimë u hap në qytetin dazhou, në kinën jugperëndimore ndërsa në 2013 një incident i ngjashëm i mori jetën pesë personave në një zonë industriale në qytetin e Shenzhenit.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA