Në Iran kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas që i mori jetën 176 personave. Gjyqësori në Teheran ka njoftuar për arrestimet, por më shumë detaje nuk bëhen me dije. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë për rreth 30 ushtarakë të arrestuar.

Avioni Boeing 737 u godit të mërkurën e kaluar nga një raketë teksa po fluturonte mbi Teheran. Ndonëse regjimi mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për ngjarjen, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas, ndërkohë që drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet.

Homazhet për viktimat u kthyen menjëherë në protesta të dhunshme në Iran, me mijëra qytetarë që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA