Në shkollë nuk më konsideronin “mashkull”/ Aktori i Portokallisë rrëfen eksperiencën e tmerrshme me bullizmin

14/01/2020 21:04

“Në shkollë nuk më konsideronin mashkull”, kështu u shpreh ndër të tjera aktori i emisionit të humorit “Portokalli”, gjatë një bashkëbisedimi në “Shqipëria LIVE”.

Aleks Seitaj ndau me publikun eksperiencën e  tij të tmerrshme me bullizmin, përjetuar gjatë adoleshencës.

“Unë kam kaluar depresion nga e gjithë kjo situatë. Unë kam jetuar në Korçë, 13 deri 17 vjeç .. kam tentuar vetëvrasjen, ka patur shumë momente të errëta. Ata fëmijë, ata adoleshentë që janë aty jashtë dhe që na dëgjojnë të kenë të paktën një shembull të një personi që ka kaluar totalisht ato që ata po kalojnë, dhe e ka fituar këtë luftën e madhe mes vetes dhe shoqërisë rreth e rrotull”, deklaroi Seitaj.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA