Deputetët e Parlamentit Evropian kërkojnë nga KE-ja prodhimin e një karikuesi universal

14/01/2020 19:44

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkuan nga KE-ja që të përshpejtojë prodhimin e një karikuesi universal për të gjithë telefonat celularë dhe pajisjet e tjera portative elektronike në interes të konsumatorëve dhe mjedisit.

Në “Direktivën e Pajisjeve Radio 2014”, ligjvënësit e BE i mëshuan idesë se një karikuesi të tillë mbi të cilin Komisionin do të vazhdojë të punojë mbi të përmes një akti të deleguar. Në seancën plenare në Strasburg, një numër eurodeputetësh kritikuan ngadalësinë dhe jo efikasitetin e Komisionit në zbatimin e direktivës, dhe disa kanë shprehur dyshime se ekzekutivi i bllokut mund të ketë frikë të kundërshtojë korporatat që nuk e duan një masë të tillë, siç është Apple.

Që nga miratimi i direktivës në vitin 2014, Komisioni është mbështetur në rekomandime, duke pritur që prodhuesit të harmonizojnë vullnetarisht produktet e tyre, por kjo qasje ka dështuar. Është llogaritur se karikuesit e vjetër gjenerojnë më shumë se 51,000 ton mbeturina elektronike në vit. Konsumatorët mund të kursejnë gjysmë miliardë euro deri në vitin 2021 duke zbatuar këtë masë. Në përfundim të debatit, u bë e ditur se KE do të paraqesë së shpejti një propozim që rregullon çështjen.

Prodhuesit e pajisjeve elektronike i kanë kundërshtuar kërkesat, duke argumentuar se një masë e tillë do të pengonte risitë e mundshme në teknologji. Parlamenti duhet të votojë për rezolutën në një seancë plenare këtë pranverë. / Irida Vasia /

Top Channel