Live Conference League/ Ëndrra vazhdon, Shkëndija dhe Drita kërkojnë kualifikimin historik
Prej disa javësh kishte lënë në stol “80 milionë euro” dhe po luante titullar në krah të Bonuccit, duke bindur të gjithë, me trajnerin Sarri në krye, por një dëmtim i preu hovin mbrojtësit turk të Juventusit, Merih Demiral.
Ky i fundit shënoi golin e parë të bardhezinjve në transfertën ndaj Romës që në minutën e tretë, ndërsa rreth minutës së 20-ë la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar pikërisht nga De Ligt.
Fillimisht u fol për një shembje në gju, por te Juventusi dyshojnë për një dëmtim më të rëndë, që mund t’u hapë telashe bardhezinjve, të cilët momentalisht vuajnë edhe mungesën e mbrojtësit Giorgio Chiellini, që u operua në fillim të sezonit.
Bllokohet në këtë mënyrë largimi i mbrojtësit Daniele Rugani, që pritet të gjejë më shumë hapësira, pasi tani ka vetëm De Ligt dhe Bonuccin para vetes, ndërsa drejtuesit e Juves po mendojnë për ndonjë përforcim tjetër, në rast se konfirmohet një dëmtim i rëndë për Demiral.Supersport/Digitalb
Top Channel