Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ti cilat do të sjellin reshje dëbore në zonat malore dhe reshje shiu në pjesën tjetër të territorit.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 04ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 10ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 12ºC.

Era do të fryej në drejtim Lindor-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 06ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel