“Për njerëzit e guximshëm dhe të duruar të Iranit: Unë kam qëndruar me ju që nga fillimi i Presidencës sime, dhe Administrata ime do të vazhdojë të qëndrojë me ju. Ne po ndjekim protestat tuaja nga afër dhe jemi frymëzuar nga guximi juaj.”

Ky është mesazhi i parë që Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, publikon në rrjetet sociale duke shkruajtur në gjuhën persiane. Trump ka zgjedhur gjuhën perse për t’ju drejtuar protestuesve në Iran, lëvizje që vjen në kuadër të përpjekjeve të tij të vazhdueshme për t’u shfaqur si kundërshtar i regjimit të Republikës Islamike, por jo i popullit iranian.

Trump ka publikuar edhe një mesazh të dytë në gjuhën persiane: “Qeveria e Iranit duhet të lejojë që grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë fakte nga terreni në protestat e vazhdueshme nga populli iranian. Nuk mund të ketë një masakër tjetër të protestuesve paqësorë, as mbyllje të internetit. Bota po shikon.”

Demonstruesit dolën dje në rrugë në Teheran për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë iraniane që sollën rrëzimin e një avioni ukrainas dhe vdekjen e 176 pasagjerëve personave. Ata kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, duke thirrur ‘vdekje diktatorit’.

Ka pasur disa demonstrata në të gjithë vendin por më e madhja është zhvilluar pranë Universitetit Amir Kabir në Teheran ku sipas burimeve të opozitës iraniane, morën pjesë mijëra vetë.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA