Video/ Aksident “horror”, makina përplas motoçikletën, drejtuesi i saj hidhet 5 metra në ajër

11/01/2020 11:47

Në videon e bërë virale nga forcat e policisë britanike, vihet re një aksident i tmerrshëm.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar 5 metra lart në drejtim të qiellit si pasojë e përplasjes me makinën. Në video shihet makina, e cila është duke lëvizur në krahun e kundërt të rrugës, në provincën Sheffield të South Yoshire.

Pamjet janë mjaft ngjethëse, në të shikohet se si një makinë është duke ecur me një shpejtësi prej 150 km/h për më tepër në anën e kundër të rrugës. Veprim ky që shkaktoi dhe përplasjen e drejtuesit të motoçikletës, ku si pasojë fluturoi 5 metra në ajër, duke u rrezikuar që të shtypej dhe nga një tjetër makinë, e cila ishte duke udhëtuar mbrapa makinës që shkaktoj aksidentin.

I aksidentuari arriti që të shpëtonte mrekullisht, falë veshjes së tij të posaçme për drejtimin e një motori, duke marrë si pasojë e aksidentit vetëm disa lëndime të lehta. Shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin është dënuar me 16-të muaj burg, pasi pranoi pra trupit gjykues se shkaktoi lëndim serioz, pasi po e drejtonte automjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Forcat e rendit kanë shpërndarë videon për të ngritur vetëdijen tek motoçiklistët e tjerë, të cilët nuk vishen si duhet kur dalin me motoçikletë.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel