Mbrëmja e sotme do të sjellë puntatën e fundit të “Shiko Kush LUAN”.

Pas një sezoni të gjatë, me të ftuar specialë dhe personazhe që dhuruan argëtim, ashtu sikurse zbuluan shumë nga jeta e tyre private, e shtuna e dytë e janarit do të gjejë në shtëpinë televizive të Luana Vjollcës, kastin e filmit “I Love Tropoja”.

Enca, Ermal Mamaqi, Marjana Kondi, Arjola Demiri, Irgen Çela dhe Bruno Shllaku do të jenë ata të cilët do të bëhen pjesë të lojërave dhe sfidave që nuk do të mungojnë as në këtë puntatë të fundit. Nën shoqërinë e kapitenëve të preferuar të skuadrave, Flori Binaj dhe Rezart Veleshnja, sëbashku me Fifin, gjithçka është siguruar të përcjellë atmosferën që ekrani meriton fundjavave.

Çfarë mendimi ka Irgeni për skeçin ‘Çifti i lumtur’, që ‘Klanifornia’ ka huazuar nga ‘Portokalli’? A ka një koment Ermali për deklaratën e Besit disa të shtuna më parë?
Jo vetëm kaq, pasi përpos përgjigjeve të personazheve, Getoari dhe Majk do t’i bashkangjiten atmosferës së “Shiko Kush LUAN” si të ftuar special, për ta bërë edhe më interesante këtë mbrëmje.

Sepse, një format që ka dhuruar veç spektakël përgjatë gjithë sezonit, nuk mund të mbyllej ndryshe!

Top Channel