Prishën shoqërinë vite më parë, por Enca nuk do bashkëpunonte KURRË me Beatrix Ramosajn dhe Roza Latin

11/01/2020 22:33

Enca ka qenë e ftuara e Luana Vjollcës këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN”, së bashku me Ermal Mamaqin dhe një pjesë të kastit të “I Love Tropoja”.

Enca këtë herë u vendos në vështirësi gjatë një sfide ku përballë kishte shumë personazhe VIP me disa prej tyre ka prishur raportin dhe nuk flet më.

Por plot sportivitet Enca është përgjigjur pyetjeve pikante ku tregoi se personazhi në tabelë që e vlerëson më 1 pikë në showbiz është Roza Lati, me të cilën pati një debat publik pak më parë. Ndërsa këngëtarja që nuk do bashkëpunonte kurrë është Beatrix Ramosaj, ku gjithashtu dikur prishën miqësinë dhe si duket nuk flasin me njëra-tjetrën prej vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA