Një këngëtare bën më shumë photoshop dhe këtë e pohon vetë Enca

11/01/2020 21:48

Enca ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në puntatën e fundit të “Shiko kush Luan”. Këngëtarja u bë pjesë e lojërave të ndryshme duke treguar dhe një herë çiltërsinë pa sforco dhe humorin që ka.

Gjatë lojës “Shiko kush përgjigjet”, e pyetur se kush bën më shumë “photoshoop” një miss apo një këngëtare, Enca me shumë sportivitet zgjodhi të thoshte “këngëtaret”.

Enca shpesh është përfolur që edhe në fotot e postuara në Instagramin e saj personal bën photoshop për ti rregulluar ato. Me këtë përgjigje konfirmoi që ndërhyn duke treguar hapur se nuk i intereson se çfarë thuhet në lidhje me këtë.

Top Channel