Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Dibra ku zhvilloi një takimet me strukturat drejtuese të kësaj force politike, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me dy kryebashkiak të këtij Qarku.

Bardhi tha se për dy kryebashkiak të dalë nga 30 Qershori po mblidhen prova që vërtetojnë të shkuarën e tyre kriminale, ndonëse nuk dha emra. Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohëshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.
Sekretari i PD Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit.

Top Channel