Befasia e madhe/ Kushërinjtë e parë martohen dhe presin një fëmijë, e pësojnë keq nga ky vendim i tyre

11/01/2020 12:49

Deri në pesë vite burg rrezikojnë dy kushërinj të parë, të cilët janë martuar së bashku dhe tani presin edhe fëmijën e tyre të parë.

Bëhet fjalë për Michael Lee dhe Angela Paine, të cilët shprehen se që në adoleshencë janë tërhequr seksualisht ndaj njëri- tjetrit. Ata vendosën të mos e mbanin të fshehtë dashurinë e tyre, ndaj e bënë zyrtare duke e kurorëzuar me martesë. Në Utah (Juta) të Shteteve të Bashkuara, ka sanksione të veçanta të cilat ndalojnë në mënyrë kategorike incestin (marrëdhëniet seksuale brenda familjes).

Në këtë vend ky veprim ndalohet me pesë vite burg të shoqëruar me një gjobë prej 10 mijë dollarësh amerikan. Të dy kushërinjtë duke e ditur q u larguan në drejtim të Kolorado-s dhe aty kurorëzuan dashurinë e tyre. Pasi kaluan disa kohë ata menduan se tani situata e tyre nuk do të përbënte më problem dhe vendosën që të riktheheshin në vendlindje, në Utah. Pikërisht këtu lindën dhe problemet ndaj tyre, pasi autoritetet atje e konsiderojnë krim incestin, për më tepër tani që Angela ka mbetur shtatzënë. Çifti pretendon se gjatë kësaj kohe kanë kryer teste gjaku për të parë nëse gruaja mund të ketë një fëmijë të shëndetshëm dhe cilat janë shanset për të pasur një fëmijë me nevoja të veçanta apo me probleme të tjera.

“Ne i bëmë të gjitha testet e nevojshme gjenetike për të parë nëse mund të kishim një fëmijë pa probleme”, u shpreh Michael.

Fëmija që pritet të sillet në jetë mund të rritet nga gjyshërit, pasi prindërit e fëmijës rrezikojnë seriozisht burgun.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel