Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Demokratike një takim me gazetarët. Ai është shprehur se reforma zgjedhore mbetet prioriteti numër një.

Basha:

Së pari, nuk duhet humbur asnjë moment për të përmbushur kushtet e Bundestagut, që janë e vetmja rrugë për të hapur negociatat, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE.

Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE dhe për t’i mirë administruar ato në drejtim të nevojave akute, siç janë ato të shkatuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në drejtim të bujqësisë në drejtim të biznesit, në drejtim të shëndetësisë, të arsimit dhe kudo tjetër.

Gjatee ditës së djeshme, siç e dini, kam patur takime në Itali dhe më bëri përshtypje një fakt. Vetëm Rumania, si vend anëtar, përfiton fonde të drejtpërdrejta nga BE, 3 herë sa buxheti i Shqipërisë. Për pagatishmërinë, për mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për zhytjen e vendit në krim dhe korrupsion, kjo qeveri dhe ky kryeministër po na mban larg Europës.

Kjo nuk është vetëm një fjalë goje, këto janë miliona euro që i humb Shqipëria ditë për ditë, para që taksapaguesit europianë, ua japin vendeve si tonat për të për afruar edhe më shumë ekonominë, shëndetësinë, arsimin me standardet europiane.

Dje, drejtuesit më të lartë europianë, Kryetarja e Komisionit Europian, kryeministri kroat, në emër të Presidencës së BE-së, kanë shprehur edhe një herë vullnetin e tyre për të hapur negociatat. Në komunikimin tim me ta, të dy personalitete të PPE, ma kanë konfirmuar këtë, në mënyrë, të vazhdueshme dhe jam i lumtur që dje e kanë konfirmuar publikisht, ky është qëndrimi PPE, i partisë tonë i PD.

Ne nuk duhet ta humbim këtë shans të madh për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së shkatërruar shqiptare, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe çdo sektori tjetër. Ky është një vit shumë i rëndësishëm, kemi 2 vende mike që marrin presidencën, Kroacia këto 6 muaj dhe Gjermania 6 mujorin e dytë. Prandaj, prioriteti numër 1 është miratimi i menjëhershëm i reformës zgjedhore, që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një ditë me zgjedhjet vendore, me standard dhe garanci për votën e lirë, për t’ dhënë fund fenomenit të shitblerjes së votës, përdorimit të krimit dhe parave të pista të krimit dhe për të ndëshkuar krimin elektoral, që janë tre kushte të tjera të Bundestagut gjerman për të hapur negociatat me Shqipërinë.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA