Ashley Graham ka treguar në publikimin e saj në Instagram që edhe vetë ka pasur problem të gjejë fustanin e nusërisë në vitin 2010, andaj e mësuar nga përvoja e saj ka filluar biznesin
“Kam pasur vështirësi në gjetjen e diçkaje në të cilën do të ndihesha e veçantë, diçkaje që do t’i përshtatej dhe që do t’i shkonte trupit tim gjatë njërës nga ditët më të rëndësishme në jetën time”, ka shkruar dhe ka shtuar se si ajo është vajzë tradicionale ka dëshiruar që fustani i saj i nusërisë qartë ta tregojë atë, transmeton Telegrafi.
Modelja ka pasur vetëm dy muaj midis fejesës dhe martesës që ta gjejë fustanin e nusërisë, mirëpo meqenëse ishte problem të gjente fustanin që e dëshironte për shkak të kilogramëve dhe formës së trupit të saj, ishte e detyruar të përmirësonte fustanin e gatshëm të nusërisë, me çka nuk ishte edhe aq e kënaqur.
Për të mos u përballur edhe femrat e tjera me të njëjtin problem, ka vendosur të bëjë koleksionin ‘plus size’ të fustaneve, nga madhësia më e vogël deri te më e madhja.
Top Channel