Së fundmi, Izraeli ka bërë me dijeni se zotëron një sistem mbrojtës, i cilësuar si “shpatë laseri”, që është i aftë të ndalojë raketat dhe dronët, në një kohë kur situata vazhdon të jetë e tensionuar në rajon.

Ky përparim teknologjik, i njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes e vendit, nënkupton se lazeri mund t’i godasë objektivat me një shkallë më të madhe saktësie, në distanca më të gjata, dhe përmes reve dhe stuhive të pluhurit.

Pritet qësistemi në fjalë  të testohet këtë vit dhe të vendoset në zbatim në vitet në vijim, për të ndihmuar në mbështetjen e sistemit të mbrojtjes raketore të Domenit të Hekurt.

Ky njoftim vjen fill pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj forcave amerikane në Irak dhe Teherani kërcënoi të vinte në shënjestër Izraelin nëse sulmohej nga aleatët e tyre amerikanë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA