Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos gjatë qeverisjes së Donald Trump. Por duke qenë se edhe pozita e saj politike, gjeografike dhe ekonomike e mundëson një gjë të tillë. Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje të acaruara me shtetin komunist të Koresë së Veriut, për shkak të bisedimeve lidhur me bombat bërthamore, të cilat disponohen nga Koreja e Veriut.

Viti i kaluar shikoi një takim midis dy krerëve Donald Trump dhe Kim Jong-un, të cilët edhe pse folën për një marrëveshje asgjë nuk u konkretizuara dhe marrëdhëniet midis tyre ende nuk janë qetësuar. Këto zhvillime u aktualizuan sot në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, nga i ftuari në këtë puntatë të së enjtes studiuesi Arjan Dyrmyshi. Studiuesi, ishte i ftuar në studio në lidhje me zhvillimet e fundit të nivelit ndërkombëtar që ka shqetësuar të gjithë globin nën kërcënimin e një fillimi të ri të luftës me përmasa gjithëpërfshirëse , konflikti SHBA-Iran. Konflikt ky, i cili nisi pas vrasjes së gjeneralit irakian Qassem Soleimani nga ushtria amerikane me anë të një rakete, në momentin kur ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinë. Vrasja e gjeneralit ka nxitur tensionet midis palëve. Irani në formë hakmarrjeje sulmoi një bazë ushtarake amerikane në Irak me disa raketa balistike. Gjatë bashkëbisedimit në studio gazetari Denis Dyrnjaja aludoi se mos ky konflikt, Iran-ShBA, mund të jetë një histori e ngritur për përfitime politike nga të dyja palët. Arjan Dyrmyshi u shpreh në studio se si në rastin e Koresë së veriut ka mundësi që të kemi një rihapje të dialogut mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, por sipas tij do të kemi procesin dhe jo rezultatin.

“Ka shumë gjasa që të kemi një rihapje të dialogut, por ajo që kamë frikë unë ka shumë mundësi që të kemi një dialog si ajo me Korenë e Veriut, do të kemi procesin dhe jo rezultatin” përfundoi fjalën e tij studiuesi Arjan Dyrmyshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA