Janë ulur gjysmë denari, çmimet e benzinës, dizelit dhe vajrave në Maqedoninë e Veriut. Vendimin e ka marrë Komisioni Rregullator i Energjetikës, KRRE, sipas agjensisë së lajmeve INA.

Çmimi i ri i Euro Super BS-95 do të jetë 68 denarë për litër. Euro Super BS 98 do të shitet për 70 denarë për litër ndërsa çmimi i ri i Euro Dizelit do të jetë 62.5 denarë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata, nënvizon INA dhe do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Benzinë – EUROSUPER BS-95 do të shitet 68.00 denarë/ litër) Benzine – EUROSUPER BS-98 – 70.00 denarë/ litër Naftë – EURODIESEL BS (DEV) – 62.50 denarë/ litër) Vaj për djegie (EL-1) – 51.50 denarë/ litër Mazut M-1 NS – 38,548 denarë/ kg)

Top Channel