“Njerëzit mund të bëhen të panevojshëm”, patriarku rus lidh inteligjencën artificiale me Apokalipsin
Presidenti rus, Vladimir Putin, mbërriti në Stamboll një ditë përpara ceremonisë së inagurimit të gazsjellësit Rrjedha Turke, tha shërbimi i lajmeve Kremlin.
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, i cili ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike, pritet të qëndrojë së bashku me Putinin në ceremoninë e inaugurimit.
Rrjedha Truke është një projekt që është zhvilluar në pesë vitet e kaluara dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarë.
Gazsjellësi do të transportojë gaz rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Evropën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë.
Projekti është pjesë e qëllimit afatgjatë të Rusisë për të zvogëluar ose përfunduar tranzitin e gazit përmes Ukrainës.
Putin udhëtoi në Turqi nga Siria kur zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Asad.
Në ceremoninë në Stamboll, do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar kabineti i tij.
Gjatë vizitës, Vuçiç do të takohet me presidentin turk Erdogan, atë rus Putin dhe kryeministrin bullgar Boyko Borisov.
Ky tubacion është pasardhësi i projektit të tubacionit Rrjedha Jugore, ndërtimi i të cilit u braktis nga Rusia në dhjetor të vitit 2014 sepse nuk mund të respektonte rregullat e Bashkimit Evropian, sipas të cilave një kompani nuk mund të zotërojë si gazin ashtu edhe tubacionin.
Tubacioni i ri i gazit ka ngritur shqetësime në Komunitetin e Energjisë pasi Agjensia e Energjisë e Serbisë lëshoi një vendim përfundimtar më 5 mars 2019, duke përjashtuar tubacionin e ri nga rregullat e BE-së dhe duke mos përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë si një organ rregullator evropian./rel
Top Channel