Hije dyshimi mbi rrëzimin e avionit në Iran, Ukraina nuk beson me te aksidenti teknik, ndalon fluturimet Kiev-Iran. A janë këto shenja plumbash?

08/01/2020 19:12

Fillimisht autoritetet ukrainase njoftuan se aksidenti me avionin në Iran ishte për shkaqe teknike.

Më 8 janar 2020, fluturimi PS752 i International International Airlines i Ukrainës nga Teherani për në Kiev u ndërpre për shkak se avioni u rrëzua menjëherë pas ngiritjes duke shkaktuar vdekjen e të gjithë të pranishmëve në bord. Gjithësej 176 viktima. Sipas deklaratave të para nga autoritetet iraniane, katastrofa u shkaktua nga një zjarr në një motor, por autoritetet ukrainase kanë filluar të dyshojnë dhe linja ajrore ka vendosur të anulojë çdo fluturim të planifikuar për në Iran.

Më poshtë është njoftimi për shtyp i publikuar në faqen në Facebook të kompanisë:

Informacion për pasagjerët e UIA-s janë ndalur fluturimet për në/nga Teherani

Për shkak të situatës në rajon, UIA njofton pezullimin e fluturimeve të planifikuara ndërmjet Kiivit dhe Teheranit, nga 08 Janari 2020, deri në njoftimin e mëtejshëm.
Vendimi është marrë nga menaxhimi i UIA dhe u konfirmua si një ndalim i lëshuar nga Administrata Shtetërore e Aviacionit të Ukrainës për fluturime në hapësirën ajrore të Iranit për të gjithë aeroplanët e regjistruar në Ukrainë.
Pasagjerët do të kompesohen, aty ku është e mundur, ose do t’ju ofrohet një rimbursim. Udhëtarëve këshillohet të kontaktojnë agjensitë e blerjes së biletave.

Në një njoftim të dytë të linjës ajrore të Ukrainës, raportohen emrat e tre pilotëve që ishin në bordin e avionit dhe orët e tyre në fluturim.

 


Arsyeja është e thjeshtë: sipas të dhënave avioni ishte në fluturim në 2400 metra nga toka përpara se të fillonte përplasja, një lartësi ku – sipas kompanisë – mundësia e gabimit ishte minimale duke pasur parasysh përvojën e pilotëve.

Disa dyshime u ngritën pas disa imazheve, publikuara nga faqja e Agjencisë së Lajmeve të Iranit të menaxhuar nga Shteti, në të cilat ka shenja dhe vrima në disa pjesë të rrënojave që do të sugjeronin për dicka tjeter dhe jo aksident. Kjo ka nxitur teorinë se avioni është qëlluar nga toka, por mbetet për t’u provuar.

Ambasada e Ukrainës në Iran fillimisht kishte folur për një aksident të shkaktuar për shkaqe teknike, dhe më pas tërhoqi gjithçka në pritje të hetimeve të mëtejshme.

FOTO GALERI
4/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA