Iraku ishte paralajmëruar për sulmin nga Irani: Do godasim vetëm në vendndodhjen e ushtrisë amerikane

08/01/2020 12:22

Iraku mori “një mesazh verbal zyrtar” nga Irani menjëherë pas mesnatës dhe para sulmeve raketore, sipas një deklarate të kryeministrit të Irakut Adil Abdul Mahdi.

Deklarata thoshte: Pak pas mesnatës së së Mërkurës 8/1/2020, morëm një mesazh verbal zyrtar nga Republika Islamike e Iranit se përgjigjja iraniane ndaj vrasjes së dëshmorit Qassem Soleimani kishte filluar ose do të fillonte shpejt, dhe se sulmi do të kufizohej në vendndodhjen e ushtrisë amerikane në Irak pa dhënë vendndodhjen e saktë.

Abdul Mahdi tha se sapo Iraku mori informacione nga pala iraniane, ata paralajmëruan udhëheqësit ushtarakë irakenë “të marrin masat e nevojshme”.

Raketat goditën Irakun mes orës 1:45 dhe 2:15 të mëngjesit lokal, sipas një deklarate të mëparshme të lëshuar nga ushtria irakene.

Abdul Mahdi po bënte kontaktet e nevojshme të brendshme dhe të jashtme në një përpjekje për të përmbajtur situatën dhe të mos hynte në një luftë të hapur, tha zyra e tij, duke shtuar: “Iraku dhe rajoni do të jenë ndër viktimat e para”.

“Iraku refuzon çdo shkelje të sovranitetit të tij dhe sulmeve mbi tokat e tij, qeveria vazhdon përpjekjet e saj për të parandaluar përshkallëzimin. Kjo krizë serioze kërcënon rajonin dhe botën me një luftë shkatërruese”, thuhet në deklaratë.

Top Channel