Skuadrat e Superligës vazhdojnë fazat e tyre përgatitore ndërkohë që nuk mbeten pas edhe me lëvizjet në merkato.
Për skuadrat e Turqisë, dita e hënë dhe e marta paradite ka qenë disi e kushtëzuar nga kushtet klimaterike, ku reshjet e shiut i kanë detyruar disa skuadra të stërviten në palestër dhe pjesërisht në fushë. Një ndër emrat më të përmendur në këtë fillim janari për lëvizjet e merkatos është Tirana. Tek bardheblute largohen dy nga emrat e rëndësishëm të repartit të mbrojtje Imami dhe Kërciku dhe afrohen lojtarë të ekipeve të të rinjve si Andri Stafa dhe Alban Cejku, duke ju bashkuar një grupi lojtarëve që kanë kaluar nga ekipet zinxhirë tek ekipi i parë, si Celhaka, Muci apo Ismailgeci, duke konfirmuar një mënyrë të re të menaxhimit të elementëve të brendshëm.
Ndërkohë bardheblu është veshur sërish edhe sulmuesi Mario Morina, një ish-i Tiranës që rikthehet në ekipin nga ku është zbuluar. Sa i përket largimeve Imami është më pranë Skëndërbeut, ndërkohë që po insiston edhe Bylisi për të. Kërciku i kërkuar nga Partizani dhe Bylisi ka vendosur për të firmosur me Partizani, si oferta më e mirë. Bardheblutë kanë në program tre ndeshje miqësore në këtë grumbullim të Antalias, të mërkurën me Alanias por, më pas në datat 11 dhe 15 përkatësisht me hungarezët e Mozokoveid dhe polakët e Korona Kielce.
Ndërkohë te Kukësi nuk ka askush ndërmend për merkato, stafi teknik i cili ka në dispozicion 23 lojtarë, pas largimit të sulmuesit Mirlind Daku, maksimumi do të shoh për ndonjë lojtarë alternative pasi formacioni është i plotë. Verilindorët kanë programuar dy ndeshje miqësore në Turqi më 11 janar kundër turqve të Malatiasporit dhe më 16 kundër rumunëve të Politeknika.
Te kampi i Partizanit të gjithë punojmë të shkëputur dhe të ,byllur në dispozicion të trajnerit të ri Adolfo Sormani. Për momentin largimi nga kampionët në fuqi është aii Jasir Asanit dhe pritet gjithashtu largimi i Esat Malës që nuk ka shkuar me skuadrën në Turqi. Vllaznia po zhvillon fazën e saj përgatitore në Ohër ku do të zhvillojë dhe 3 ndeshje miqësore, ndaj Pogradecit më datë 11, Strugës më 14 dhe Bylisit më datë 16 janar. Për momentin shkodranët kanë afruar mbrojtësin Mevlan Adili nga Shkupi dhe është në kërkim të një sulmuesi.
Top Channel