Spanjë/ Pedro Sanchez zgjidhet kryeministër, qeveria e parë e koalicionit në demokraci

07/01/2020 22:02

Që pas vendosjes së demokracisë në vitin 1977, Spanja do të ketë qeverinë e parë të koalicionit të formuar nga Partia Socialiste dhe Podemos.

Pedro Sanchez është zgjedhur kryeministër pasi mori sot votat e Parlamentit.

167 vota pro për Sanchez, 165 kundër dhe 18 abstenime të katalanasve ishte rezultati në Parlament.

Sanchez e ka përshkruar programin e tij 4 vjeçar si “patriotizëm social”. Ai parashikon të taksojë të pasurit, të mbrojë shërbimet publike dhe të përmirësojë marrëdhëniet me qeverinë katalanase.

Top Channel