PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin 22/10 17:20
Ka përfunduar takimi i radhës midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Drejtuesit e dy partive më të mëdha në Kosovë nuk kanë arritur ende një marrëveshje për formimin e Qeverisë së re.
Megjithatë, kreu i LDK-së ka deklaruar se nuk ka pakënaqësi ndaj liderit të Vetëvendosjes dhe se do të takohen sërish nesër.
“S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, është shprehur shkurtimisht Mustafa në përfundim të takimit.
Kurti u takua dje me presidentin Hashim Thaçi, i cili i kërkoi që të dërgonte brenda 48 orësh emrin e kandidatit për kryeministër.
Top Channel