Të afërmit besojnë se të vdekurit duhet të largohen në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj funeralet në Gana janë çështje të sofistikuara.

Duke qenë se burimi kryesor i të ardhurave në këtë zonë është bima e kakaos, shumë fermerë kërkojnë që të varrosen në arkivolë që kanë formën e lëvozhgës së frutit të kakaos.

Dhe këta arkivolë kushtojnë jo pak, por pothuajse 1000 dollarë, një shifër tepër e lartë për fermerët që fitojnë rreth 3 dollarë në ditë.

Por të varrosesh me një arkivol artistik është aq e rëndësishme, sa ndodh shpesh që të afërmit bashkojnë paratë për ta varrosur dikë siç duhet.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA