24/11 11:49
Fotografi Elias Çasiotis i kaloi ditët e fundit të vitit 2019 në Katar, ku pati fatin të shohë një dukuri shumë mbresëlënëse e ta përjetësojë në foto.
Në çastin që po lindte dielli e po shfaqej përmbi det, një eklips bëri që hëna të dilte përpara diellit pikërisht kur ai ishte i kuq, dhe pikërisht kur po shfaqej në horizont.
Trajta që u krijua ishte sa e mrekullueshme, po aq edhe e frikshme, pasi imazhi i krijura dukej fiks si brirët e kuq të djallit, në një kohë kur situata në planetin tonë është mjaft e trazuar, qoftë në marrëdhëniet midis njerëzve, qoftë në marrëdhëniet me natyrën.
Top Channel