Habit 44 vjeçarja britanike, “kam varësi për të konsumuar pudër, nuk bëj dot pa të”

07/01/2020 21:44

Të krijosh varësi ndaj drogave, alkolit deri diku mund të duket normale, por të krijosh varësi nga konsumimi i pudrës kjo është një akt i padëgjuar më parë!

Një nënë nga Britania e Madhe ka zbuluar se ka krijuar një varësi për të ngrënë pudrën talk,  çdo 30 minuta dhe nuk mund të bëjë më pa konsumimin e saj. Lisa Anderson, 44-vjeçe filloi të konsumojë pudrën përpara 15 vitesh, dhe gjithçka nisi pas një banje të të birit, i cili ishte duke u tharë ndërkohë dhe 44 vjeçarja nuk mundi që t’i rezistonte dot erës tunduese që vinte përtej pakos ndaj dhe e provoi.

Që nga ajo kohë e deri më tani ajo e ka konsumuar vazhdimisht pluhurin e pudrës deri në një masë 200 gram në ditë. Ajo e hedh pudrën në pjesën e parme të dorës dhe e konsumon atë çdo 30-të minuta, madje shprehet se ngrihet edhe disa herë natën për ta konsumuar atë. Anderson pretendon se ka harxhuar rreth 8.000 mijë paund deri më tani duke ngrënë pudrën e saj të preferuar “Johnson’s Baby”, duke shpenzuar përafërsisht 10 paund në javë.

Koha më e gjatë që ajo ka qëndruar pa e konsumuar pudrën ka qenë dy ditë dhe është shprehur se ka qenë një torturë e vërtetë. Zonja Anderson e mbajti të fshehtë zakonin e saj për një dekadë, por u zbulua nga bashkëshorti i saj, pasi 44 vjeçarja shkonte shumë shpesh në banjë dhe teshtinte. Pas insistimit dhe të bashkëshortit gruaja shkoi në spital për tu konsultuar me mjekët, të cilët ngritën dyshimin se ajo mund të jetë e prekur nga “sindroma e picës”.

Kjo sindromë shpesh ndodh përkrah çrregullimeve të shëndetit mendor që dëmtojnë funksionimin, siç është autizmi ose skizofrenia. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e stresit. Në një intervistë për Daiy Mail ajo u shpreh se ajo është tërhequr në fillim nga era e produktit dhe tani nuk mund të bëjë më pa të.

“Nuk e di si nisi gjithçka por pudra ka një shije të ngjashme me sapunin. Mund të marr një shishe 200g në ditë. Mbaj mend që me të vërtetë tërhoqi erën e saj. Tani nuk mund të bëj pa të. Unë ngrihem dh marr pudrën dhe e konsumoj atë çdo gjysmë ore. Unë me të vërtetë nuk mund të shkoj gjysmë ore pa të. Më e gjatë që kam qenë pa të është dy ditë, kjo ishte koha më e keqe e jetës sime”, tha Lisa Anderson.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA