“Ndihmë” dhe “Më lër të dal”, janë dy nga fjalët që përsëriste gjatë gjithë kohës një papagall në Florida të SHBA-së gjë e cila ka shqetësuar së tepërmi banorët e zonës, aq sa janë detyruar që të thërrasin menjëherë policinë.
Banorët kanë menduar që britmat ishin të një gruaje e cila ishte duke kërkuar ndihmë dhe të shqetësuar kanë telefonuar forcat e policisë. Por kur arritën në vendngjarje policia është befasuar nga ajo që mësoi, britmat nuk vinin nga një grua por nga një papagall imitues.
Në videon e bërë virale shikohet pronari i papagallit i cili ishte duke u marrë me rregullimin e makinës së tij dhe është befasuar kur dy efektiv policie që drejtohen drejt tij. Pasi dëgjoi përse efektivët kishin ardhur ai vrapoi për të marrë papagallin e quajtur Rambo dhe për t’i shpjeguar atyre gjithçka. Pronari i shpendit u shpreh se këto fjalë ia ka mësuar vetë, dhe se kur dëgjohen nga ndonjë vizitor ose miq që e vizitojnë janë shumë interesante.
“Në mesin e shumë fjalëve, ia kam mësuar edhe këto, janë interesante kur i dëgjon ndonjë vizitor apo miq që vijnë në shtëpi, edhe pse Rambo nuk qëndron kurrë mbyllur”, ka thënë pronari i papagallit.
Top Channel