Shkëndija e Tetovës bën goditjen e madhe në merkaton e dimrit. Kuqezinjtë të cilët drejtohen nga Ernest Gjoka kanë firmosur për 3 vite e gjysmë me mesfushorin e kombëtares shqiptare Valon Ahmedi.
Ish-lojtari i Maribor pas eksperiencave në Izrael dhe Kroaci ka vendosur t’i bashkohet projektit të Shkëndijës, skuadër tek e cila do të tentojë të gjejë formën e tij optimale. 25-vjeçari konsiderohet një afrim shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë tetovarë të cilët edhe në këtë sezon synojnë mbrojtjen e titullit në Maqedoninë e Veriut, edhe pse aktualisht pozicionohen pas Vardarit të Shkupit në renditje. Vetë mesfushori i lindur në Ohër nga prindër shqiptarë, u shfaq shumë i lumtur për këtë transferim aq më tepër që tashmë do të jetë shumë afër familjes së tij.
Top Channel