Një dashuri që s’ka përfunduar! Kështu mund të përkufizohet marrëdhënia e Juventus me Paul Pogba. Mesfushori 26 vjeçar nuk ndihet i lumtur në Manchester dhe për këtë arsye dëshiron që të ndryshojë ambient, është e hapur hipoteza që kjo gjë të ndodhë që këtë sesion merkatoje.
Juventusi është klubi që e dëshiron me çdo kusht kampionin e botës, madje mediat britanike shkojnë edhe më tej duke shkruar se drejtuesit e “zonjës së vjetër”, po përgatisin ofertën për të rikthyer në shtëpi, një nga lojtarët m të dashur të tifozëve.
Që Juventus është vendosur prej kohësh në kërkim të Pogba nuk përbën më lajm, por lajm është fakti që në ofertën e juventusit është përfshirë dhe mesfushori tjetër francez Adrien Rabiot si edhe një shumë prej 100 milionë eurosh për të bindur drejtuesit e United. Kjo ofertë mund të pritet mirë nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”, të cilët dëshirojnë që të kënaqin dëshirat e trajnerit Ole Solskjaer, të cilit i mungon një mesfushor në skuadër që të lidh lojën mes reparteve.
Rabiot konsiderohet një ekspert në lidhje me këtë gjë. Kjo shifër është ende larg 170 milionë eurove të kërkuara nga klubi anglez (Rabiot do të vlerësohej 25 milionë euro). Sidoqoftë, në Manchester mund të jenë të kënaqur edhe me një fitim të vogël (Pogba u ble 100 milionë euro pikërisht nga Juventus në verën e vitit 2016), por ata janë të gatshëm të heqin dorë nga një lojtar që ka shkaktuar shumë probleme në skuadër.
Top Channel