Fitorja ndaj Sheffieldit ishte më shumë se thjesht marrja e 3 pikëve të radhës drejt titullit në Premier League.

Në fakt me suksesin 2-0 të asaj ndeshjeje, skuadra e Jurgen Klopp plotësoi ciklin e 365 ditëve pa humbje duke ruajtur pathyeshmërinë në një kompeticion ku një gjë e tillë nuk ndodhte prej dekadash.

Ishte 3 janari i 2019, dita kur tifozët e Liverpoolit panë skuadrën e tyre të humbasë për herë të fundit kundrejt skuadrës së Manchester City 2-1. Gjatë 2019, Liverpool luajti 37 ndeshje në kampionat, ndërkohë që ka edhe 1 për të luajtur duke grumbulluar 101 pikë, 1 më pak se rekordi i vendosur nga skuadra e Pep Guardiolës në sezonin 2017/18. Nga këto sfida, 32 janë mbyllur me fitore, ndërkohë që janë shënuar 89 gola. Mane me 25 finalizime, Salah me 19 dhe Firmino me 10 kanë qenë shënuesit më të mirë të Liverpoolit në 12 muajt e 2019, ndërsa Arnold dhe Robertson kanë qenë ata që kanë dhënë më shumë pasime për gol respektivisht me 17 dhe 13 të tilla.

Për më tepër. Liverpooli bëhet ekipi i tretë në historinë e futbollit anglez që arrin dicka të tillë, ndërkohë që rekordi i Arsenalit me 49 ndeshje pa humbje vazhdon të jetë larg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA