Manchester City, kampionia në fuqi e FA Cup, e kaloi pa shpenzuar shumë energji raundin e 1/32-ave. Skuadra e Pep Guardiolës mposhti me rezultatin 4-1 në Etihad Stadium, modestët e Port Vale.
Një ndeshje e zgjidhur nga golat e Zinchenko dhe Agueros në pjesën e parë ndërkohë që për miqtë shënoi Pope, ndërsa në pjesën e dytë mbrojtësi 17-vjeçar Harwood-Bellis dhe mesfushori i talentuar Foden fiksuan shifrat përfundimtare të këtij takimi.
Përfundoi në barazim pa gola sfida më e rëndësishme e kësaj të shtune ajo mes Wolves dhe Manchester United teksa për të përcaktuar skuadrën fituese do të luhet një ndeshje shtesë këtë herë në Old Trafford.
U kualifikua në raundin tjetër edhe Leicester që mposhti me rezultatin 2-0 Wigan.
Top Channel