25/11 16:24
Drin Zatriqi është një prej personave që menaxhon artistë të njohur në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe ka qenë menaxher i Dafina Zeqirit, një prej këngëtarëve më të mira shqiptare.
Së fundmi është duke qarkulluar sërish një reagim i Zatriqit ku tregon çmimet ‘e çmendura’ me të cilat paguhen këngëtarët shqiptarë për një performancë në club-et e natës.
“Mesatarisht artistët më të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit”, thotë Zatriqi.
Teksa publikon çmimet, që variojnë nga 3 mijë euro deri në 30 mijë euro për një koncert, Drin Zatriqi thekson se shpesh herë çmimet janë edhe më të larta se kaq.
Top Channel