Në momentin që u përhap lajmi për vrasjen e Kasem Sulejmanit, presidenti Trump ishte duke darkuar te klubi i tij në Mar-a-Lago, i rrethuar nga miq të vjetër, të cilëve po u shërbehej qofte dhe akullore nga restoranti i klubit, sipas CNN.

Gjatë kësaj nate, e vetmja deklaratë për shtyp që doli nga administrata ishte pranimi  që sulmi ishte kryer nga SHBA-të.

Kjo situatë është e ngjashme me atë të vitit 2017, kur Trump dha urdhër që të sulmohej një bazë e rëndësishme ajrore në Siri.

Pas sulmit, Trump tha se kishte qenë duke ngrënë tortë me çokollatë me presidentin kinez, gjatë një samiti, kur u informua për sulmin me predha Tomahok.

FOTO GALERI
4/6
Donald Trump shkroi në llogarinë e tij në Tuiter, këtë të premte: “Irani s’ka fituar asnjë luftë, por s’ka humbur asnjë negociatë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA