Festivali i 58-të të RTSH-së organizuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ishte një ndër festivalet më të kometuara, e cila pati shumë bujë e diskutime të shumta.
Pas këtij festivali kantautori i njohur Gjergj Leka ka treguar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun se vitin që vjen do të sjellë ai një festival, por nuk ka zbuluar shumë detaje.
Teksa Jonida Shehu e ka pyetur Fitnete Tudën nëse do dëshironte të ngjitej në festival, Gjergj Leka ka zbuluar se vetë ai do të organizojë një festival.
“Unë nuk e kam thënë akoma, por vitin tjetër do bëj një festival. Unë ua bëj ftesën që sot”, u shpreh Gjergj Leka duke iu drejtuar artistes së madhe Fitnete Tuda.
Ndër të tjera ai është shprehur se nuk ka frikë nga konkurrenca.
Top Channel