Greqia, Qipro dhe Izraeli kanë nënshkruar mbrëmjen e së enjtes një marrëveshje për projektin e madh të gazsjellësit Eastmed që do të sjellë gaz natyror nga Mesdheu Lindor në Evropë.

Athina vlerëson se ai ka një rëndësi te jashtëzakonshme gjeopolitike, pasi përveç përfitimeve ekonomike e shndërron Greqinë në një qendër energjetike .

“Mundet qe ky gazsjellës te jete ëndërr për disa dhe makth për disa të tjerë, por sot po vendosen bazat për ndërtimin e tij”, u shpreh Kostis Hatzidakis, ministri grek i Energjitikës.

Në ceremoninë e nënshkrimit  në Zappio nga ministrat përkatës kanë marrë pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ai izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti qipriot Nicos Anastasiades qe kanë theksuar “rëndësisë gjeo-strategjike” dhe stabilitetin e paqen rajonale qe ai sjell.

“Gazjellesi East Med vjen të krijojë një realitet te ri energjitik qe respekton te Drejtën Ndërkombëtare dhe konsolidon legjislacionin ndërkombëtar. Ndaj dhe ka përkrahjen e fuqishme te SHBA”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

“Them se kjo është një ditë historike për Izraelin, pasi ne po behemi transportues të energjisë për herë te pare ne histori,por besoj gjithashtu se është dite historike për partneritetin dhe aleancën qe ne po krijojmë ne Mesdheun Lindor”, u shpreh Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

 Kjo marrëveshje vjen në një moment  të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë për aktivitetet e saj në zonat e Mesdheut dhe pas një marrëveshje detare me qeverinë e Tripolit që zgjeron pretendimet e Ankarasë mbi një zonë të madhe të pasur me gaz natyror,ndaj dhe kundërshtimi I qeverise turke për këtë marrëveshje është tepër i ashpër. Gazjellësi prej gati 1900 km do të transportojë nga 9 deri në 12 miliardë metra kub gaz në vit nga rezervat në det të hapur të Izraelit dhe Qipros, nëpërmjet Greqisë drejt Italisë dhe vendeve te tjera të Evropës. Kostoja e tij do të shkoje deri ne 6.0 miliardë euro, pasi shume pjese te tij do te vendosen në thellësi rreth 3 km ne detin Mesdhe.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA