“Është pak mendjemadhe”, Sot mikesha të ngushta, por Liesa nuk e duronte dot Kiara Titon në fillim

03/01/2020 01:31

Kiara Tito dhe Liesa Haxhasllani janë njohur në studiot e Top Channel teksa së bashku kanë prezantuar emisionin rinor “Select”. Për po si bashkprezantuese, ato u bënë edhe shumë shoqe me njëra-tjetrën, madje sot moderatoret kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe gati-gati janë bërë të pandashme.

Të dyja bukuroshet ishin të ftuara tek emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel kanë treguar se Liesa në fillim nuk e ka pëlqyer aspak Kiara Titon.

“Siç e kam përmendur në fakt, Kiarën nëse nuk e njeh të jep përshtypjen e një vajze që nuk ka qejf që t’i afrohen shumë njerëz, ka ato mendimet e veta e është pak mendjemadhe.

Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë krijuar atë mendim për atë. Kur e njohin më pas, kanë komplet tjëtër mendim dhe përshtypje”, është shprehur Liesa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA