Viti 2019 Kosovën e gjeti me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për herë të parë Lëvizja Vetëvendosje arriti të dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kjo po konsiderohet si avancim i mendësisë së qytetarëve për të votuar për ndryshime. Rotacioni politik mes partive për analistët politik, përveç që është e nevojshme, sjellë freski edhe për vet partitë që kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet. Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, thotë se rezultati i 6 tetorit tregon se qytetarët po kërkojnë një qeveri ndryshe nga ato parapraket.

“Ajo çka duhet të karakterizoj kulturën politike, por edhe njëkohësisht të elektoratit në përgjithësi është kjo që në vendet demokratike qeverisjet duhet të ndërrohen. E këto ndërrohen vetëm përmes votave që vijnë nga votuesit e një vendi. Në këtë rast qytetarët e Kosovës kanë vendosur se dëshirojnë një ndryshim në qeverisje dhe dëshirojnë një qeveri më ndryshe. Kjo ka qenë votë që është tregu me 6 tetor, ku partitë që kanë qenë në pozitë nuk kanë marrë vota të mjaftueshme. Kurse, partitë që kanë qenë në opozitë kanë marrë vota më shumë se kanë dalë dy paritë e para. Kjo tregon se elektorati momentalisht po kërkon një qeveri më ndryshe nga ajo që kanë qenë”, thotë ai. Ndërsa, profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se qytetarët duhet të jenë gjithmonë ndëshkues karshi qeverisjeve të këqija.

“Kësaj radhe si asnjë herë më parë në mënyrë rezolutive votuesi sovran ka kërkuar ndryshime. Është lodhur dhe rraskapitur nga qeverisjet e mëhershme të cilat kanë bërë në vazhdimësi gabime serioze. Politikat e tyre jo adekuate edhe ekonomike dhe mungesë strategjie në punësim dhe politika sociale….këto gabime të qeverisjes të deri tanishme kanë bërë që votuesi në mënyrë rezolutive të votoi ndryshimin dhe t’i thotë stop mënyrës së qeverisjes së dëmshme për vendin. Prandaj është një ndryshim i madh”, thotë ai për KosovaPress.

Se qytetarët tashmë janë të vetëdijesuar e thotë edhe Jetmir Bakija nga “Demokracia Plus”. Sipas tij, qeverisja e mirë tashmë është bërë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve.

“Qytetarët mund të jetë mjaft ndëshkues nëse nuk performohet. Kjo është e mira e demokracisë. Edhe në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit, besoj që ishte një pakënaqësi e disa votueseve që e bëri dallimin, pasi po e shohim se disa nga paritë e para ishin afër njëra-tjetrës. Mirëpo dy partitë e para erdhën nga opozita. Kjo tregon se qeverisjet duhen të konsultohen me banorët. Tashmë qeverisja e mirë është bërë një kërkesë e qytetarëve”, thotë ai.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, doli si parti fituese, e pasuar me një përqindje të vogël nga LDK. Kurse tri partitë që deri para tetorit kanë qenë në pushtet, PDK-AAK-Nisma dhe AKR u renditen pas tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA