Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se menaxheri i trajnerit ka pasur një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubit të kuq dhe pas disa orësh bisedime kanë arritur akordin.

I pranishëm në takimin me drejtuesit e klubit ka qenë edhe vetë Sormani.

Në orët në vijim pritet që dhe klubi të zyrtarizojë trajnerin i cili do të jetë sëbashku me skuadrën dhe stafin e tij në Antalya për fazën përgatitore që Partizani e nis me 4 janar.

Sormani ka një karrierë të pasur si trajner. Italiani ka drejtuar akademinë e Juventus nga viti 2007-2010. Në 2011-2012 ka drejtuar akademinë e Napolit. Në vitin 2012-2013 ka qenë asistent trajner tek ekipi anglez Watford. Në vitin 2016 ka drejtuar edhe Partizanin.

Me emërimin e Sormanit Partizani synon daljen nga kriza dhe rikthmin tek rezultatet pozitive dhe pretendimi për titullin kampion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA