
“U 5-fishua tarifa brenda ditës”/ Tregtarët e fruta-perimeve bojkot punës në Shkodër
13/02 12:38
Qendra artizane në qytetin e Beratit ka zgjedhur ta prezantojnë ndryshe panairin e punimeve me dorë.
Me qëllimin e nxitjes të moshave të reja për këtë punë artistike, artizanet jo vetëm ekspozuan punimet, por edhe punonin gjatë ditëve të eventit.
Vizitorët vendas e të huaj jo vetëm që shikonin me kureshtje por edhe merrnin pjesë së bashku me artizanët, duke vënë në provë aftësitë e tyre.
Kryetarja e kësaj qendre, Adelina Theodhori shprehet se artizanët sollën një risi, duke lejuar edhe qytetarët të punonin së bashku me ta.
Punimet artizane janë shumë të kërkuara, veçanërisht nga tregu i huaj. Angazhimi i të rinjve për të marrë një profesion në këtë fushë është shumë premtues edhe për turizmin.
Top Channel