SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve 12/06 07:50
Ashtu si përherë, viti i ri troket më së pari për Samoan dhe Kiribatin; prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet, dhe kjo që në kohën kur zgjodhi që ta kapërcente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.
Menjëherë pas tij, fishekzjarret shpërthejnë në një show magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë, spektakli piroteknik mbetet ai i Sidneit, në Australi. Por këtë radhë, natyra i ka tradhtuar kremtuesit; zjarret pritet të prishin traditën.
Top Channel