“Është fantastike të shohësh kockat e krahut tënd”/ 37-vjeçari që e merr me vete kudo skeletin e dorës së amputuar

31/12/2019 12:00

Një burrë kanadez, të cilit mjekët ia amputuan parakrahun dhe dorën (lexo: amputim- heqje kirurgjikale e një gjymtyre të trupit) ende e ruan pjesën skeletore dhe madje sigurohet ta marrë me vete kudo që shkon.

Mark Holmgren, 37 vjeç, pësoi një lëndim të rëndë në krah, kur u përplas me motoçikletën e vëllait në vitin 1999. Burrit i ishin këputur disa fije nervore në krah dhe dora i kishte mbetur e palëvizshme.

Ndonëse nuk mund ta lëvizte fare dorën, ai fillimisht kishte refuzuar që mjekët t’ia amputonin atë, duke e mbajtur në atë gjendje për dy dekada. Kanadezi shpresonte se zhvillimet e ardhshme në mjekësi do t’ia mundësonin kthimin e aftësisë për ta lëvizur dorën.

Megjithatë, më në fund vendosi që të shkonte në spital në mënyrë që mjekët të ndërhynin në dorën e palëvizshme. Ai nuk dëshiroi që të ndahej përgjithmonë nga pjesa e trupit, duke kërkuar nga mjekët që t’ia jepnin dorën pas operacionit.

“E mora dorën nga spitali duke e futur në një qese mbeturinash dhe e mbajta në frigorifer për rreth një muaj”, tha Holmgren-i.

 

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA