Sajti i specializuar i futbollit, “Goal.com”, duke iu referuar shifrave, ka listuar emrat e e 15 futbollistëve që konsiderohen transferimet më të rëndësishme të dekadës së fundit.

Janë marrë parasysh disa kritere, si performanca, suksesi dhe vlera e shitjes. Ato janë, sipas destinacionit të ndjekur dhe shuma e paguar nga klubi blerës.

Ka qenë një dekadë e ngjeshur në merkaton e transferimeve dhe një numër blerjesh të suksesshme mungojnë në këtë listë përfundimtare. Virgil van Dijk ishte i pafat për të mos u bashkuar me shokët e tij të skuadrës së Liverpool-it (Alisson, Salah dhe Mane në “top 15”), pasi e ka transformuar plotësisht mbrojtjen e “Reds” që nga ardhja e tij nga Southampton për 75 milionë stërlina. Edhe kalimi i Luis Suarezit te Barcelona ka qenë një marrëveshje e suksesshme. Për sa iu përket blerjeve të volitshme, Dusan Tadiç tek Ajaxi dhe Serge Gnabry te Bayern Munich, të dy meritojnë një përmendje të veçantë.

Lista e transferimeve më të goditura:

1.Alisson: Roma te Liverpool (72 milionë €)

2.David Silva: Valencia te Manchester City (29 milionë €)

3.Jadon Sancho: Manchester City te Borussia Dortmund (8 milionë €)

4.Toni Kroos: Bayern Munich te Real Madrid (25 milionë €)

5.Marc-Andre Ter Stegen: Borussia Monchengladbach te Barcelona (12 milionë €)

6.N’Golo Kante: Caen te Leicester City (9 milionë €)

7.Diego Godin: Villarreal tek Atletico Madrid (8 milionë €)

8.Sadio Mane: Southampton te Liverpool (34 milionë €)

9.Jamie Vardy: Fleetwood Town te Leicester City (1 milion €)

10.Sergio Aguero: Atletico Madrid te Manchester City (40 milionë €)

11.Eden Hazard: Lille te Chelsea (35 milionë €)

12.Luka Modric: Tottenham te Real Madrid (35 milionë €)

13.Riyad Mahrez: Le Havre te Leicester City (500.000 €)

14.Raphael Varane: Lens te Real Madrid (10 milionë €)

15.Mohamed Salah: Roma te Liverpool (42 milion €)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA